Murati: Në muajin mars gati 2 mijë të punësuar në “Superpuna”, mbi 51 për qind janë vajza

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se gjatë muajit mars në platformën “Superpuna” janë gati dy mijë të punësuar.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni”, njofton Murati.

Murati ka thënë mbi 51 për qind të të punësuar i takojnë gjinisë fëmrore.

Reklama e sponzorizuar

“Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti. Punë dhe drejtësi!”, shton tutje ministri i Financave.