Ndërprerje të energjisë elektrike sot në disa vende

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 2 Maj:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – vendosja e ndarësit linjor 10 kV.
2.
Nga TS 35/10[kV] Fushë-Kosova II do të ndërprehet:
LP 10kV Vragolia (kodi: 15018007) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagjja 29 dhe Pompen FAM GAS
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe ndërrimi i konzollave.

Reklama e sponzorizuar

Punime nga pala e tretë
Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:
Dalja 10kV Qyteti (Obiliq) (kodi: 18024002) prej orës 09:30 deri në ora 16:00
Vendet: qyteti i Obiliq (një pjesë), Hashanët, Ratkocert, Montingu, Qendra zejtare, Shkolla Fillore, PTT, Shtëpia e mallrave, Rezervuarët, Fidanishte, Trafo Plaskos, Xhamia, Intering, Viva Fresh dhe Depo Berat Hashani.
Arsyeja: punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
TS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
LP 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021) nga ora 09:00 deri ne ora 16:00
Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan- Leshan.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/10 [kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Armata Popullore (shtëpia e bardhë) (kodi: 31000023001) prej orës 16:00 deri në ora 19:00
Vendet: Konsumatorët në kryqëzimin e rrugëve: Edit Durham, Zahir Pajaziti dhe Ankara.
Arsyeja: Për montimin e panelit të tensionit të ulët sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10[kV] Lipjan do të ndërprehet:
LP 10kV J08 Sllovia (kodi: 41000003) prej ores 09:30 deri në ora 14:30
Vendet: Fshatrat: D.Gushterica, G.Gushterica, Dobratin, Gadime e Ulët (një pjesë), Gllavicë, Livagjë, Marec, Sllovi dhe Smallushë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
TS 110/10 kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
LP 10[kV] J18 Maxhunaj (kodi: 73000011) prej orës 09:30 deri në ora 14:00
Vendet: Dumnica, Samadrexha, Cecilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartja e rrjetit nga shtyllat e dëmtuara në të rejat në Dumnicë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10[kV] Xërxa do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Denji (kodi 82081007) prej orës 10:30 deri në orën 15:00
Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja, montimi – demontimi i shtyllave në Qifllak.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:
LP 10[kV] Stublla (kodi: 61067001) prej ores 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, gurthysi-MISINI, gurthysi-BENTAKOSI i RI, gurthyesi-MOGILLTE, fabrika – Ujësjellësit dhe Godeni.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, përforcimi i rrjetit.

Punime nga pala e tretë
Nga NS 35/10 [kV] Gjilan IV do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Inter Evropa (kodi: 60063005090) nga ora 12:00 deri në ora 15:00
Vendet: Inter Evropa.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.