Pas Maqedonisë, Kosova me çmimin më të ulët të naftës në rajon

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë viteve.

Berjani bëri të ditur se nga dhjetori 2020 deri me sot, ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit”, u shpreh ai për Telegrafin.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, dhe te gjithë duhet të reflektojnë, që shporta e qytetarëve të jetë më e lirë.

Çmimet e derivateve në regjion

Kosovë

Nafta 1.23 euro për litër

Benzina 1.30 euro për litër

Shqipëri

Nafta 1.59 euro për litër

Benzina 1.60 euro për litër

Serbi

Nafta 1.57 euro për litër

Benzina 1.59 euro për litër

Mali Zi

Nafta 1.41 euro për litër

Benzina 1.58 euro për litër

Bosnja dhe Hercegovina

Nafta 1.27 euro për litër

Benzina 1.27 euro për litër

Maqedonia Veriore

Nafta 1.15 euro për litër

Benzina 1.31 euro për litër

Sllovenia

Nafta 1.56 euro për litër

Benzina 1.55  euro për litër

Kroacia

Nafta 1.57 euro për litër

Benzina 1.58 euro për litër