Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar sot vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.
Në vendim thuhet se subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet që kanë të ardhura më pak se 500 euro në muaj.
“Subvencionimi i familjeve do të bëhet në bazë të Thirrjes Publike ku përzgjedhjen në bazë të kritereve do të bëjë një komision i themeluar nga Kryetari i Kryeqytetit. Subvencionimi do të jetë në vlerë prej 100,000.00 Euro në vit nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Arsimit”, thuhet në vendim.
Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe shtatë ditë pas publikimit në gjuhën zyrtare në ueb faqen e komunës. /Express/