Është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit “Kosova A”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thotë se këtë “dhuratë” ia bënë asaj për ditëlindje punëtorët e KEK-ut.
“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, ka njoftuar Rizvanolli.
Ai thotë tutje se në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u ka shprehur mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5.
Ajo ka njoftuar se tashmë në prodhim janë tri tri njësi njëkohësisht përkundër sfidave.
Rizvanolli kishte vizituar KEK-un edhe me 25 prill për t’u njoftuar me gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon Korporata.