Në fund të vitit të kaluar Kosova ishte futur në një krizë, pasi shteti kishte mbetur pa furnizim më pasaporta, letërnjoftim dhe patentë shofer. Kështu, mijëra qytetarë ishin privuar nga e drejta për të dalë jashtë Kosovës për nevojat e tyre. Ky cenim i të drejtës së tyre kishte ardhur nga keqmenaxhimi i një tenderi furnizues më këto dokumente që ishte bërë nga Ministria që e drejton, Xhelal Sveçla. Duke e parë që nuk po mund të realizohet më kohë tenderi i hapur që ftonte secilën kompani të interesuar në garë për të bërë furnizimin më pasaporta, letërnjoftim dhe patent shofer, Ministria e Punëve të Brendshme realizoi shpejtë e shpejtë një kontratë duke e ftuar për marrëveshje vetëm një kompani.
Në dhjetor 2022, MPB-ja lidhi kontratë më kompaninë gjermane “Veridos GmBH?” për “Furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë”.
Kontrata është lidhur më procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, duke u shmangë parimet themelore të prokurimit, në veçanti transparencës dhe konkurrencës.
Periskopi ka zbuluar se Dogana e Kosovës, ndaj kompanisë “Veridos GmBH – Kosovo Branch Dega në Kosovë” ka bërë kallëzim penal në muajin shkurt të vitit 2021 për mosdeklarim të saktë të mallit. Kallëzimi penal është për shmangie për pagesat e tarifave të detyrueshme doganore.
Periskopi ka zbuluar se lidhur më këtë raste është ngritur edhe aktakuzë në vitin e kaluar.
Pa dhënë detaje, rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 22.08.2022, ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, sipas nenit 312 të KPRK-së dhe të njëjtën e ka deleguar në Gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë” , ka thënë Laureta Ulaj, Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Periskopi ka zbuluar se kompania gjermane e cila e ka edhe degën e vetë në Prishtinë nuk është ndalur më kaq. Ajo shumë shpejtë mund të përballët më një tjetër akuzë.
“Veridos GMBH- dega në Kosovë, për pasaporta dhe letërnjoftim ka deklaruar 1 milionë euro më datën 31 mars 2023, kurse vlera në deklaratën eksportuese është 560 mijë euro. Këtë mospërputhje, Dogana e Kosovës është duke e hetuar nga dokumentet e paraqitura”, ka bërë të ditur për Periskopin një burim i mirinformuar.
Dogana e Kosovës nuk ka dashur të përgjigjet në interesimin e redaksisë për asnjërën çështje, kallëzimin penal të vitit 2021 e bërë ndaj kompanisë dhe dyshimet për hetimin e dytë që e ka filluar ajo para rreth 5 javësh.
Si ndodhi që u lidh njëanshëm kontrata më kompaninë që ka aktakuzë
Bazuar në të dhënat që janë të publikuara në E-prokurim, kontrata më procedurë të negociuar në mes të “Veridos” dhe MPB është lidhur më datë 27 dhjetor 2022 në një vlerë prej 4,021,164.00 euro për furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë. Validiteti i kontratës është 1 vjeçare, dhe po ashtu është i kufizuar edhe numri i furnizimit më këto lloje të dokumenteve. (Vendimi)
Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë është procedurë të cilën Autoriteti Kontraktues e përdorë për të negociuar termat e kontratës drejtpërdrejt me një apo më shumë Operator ekonomik. Kjo është një procedurë e jashtëzakonshme dhe shmangë parimet themelore të prokurimit, në veçanti transparencës dhe konkurrencës.
Bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik, pjesëmarrësit në procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë duhet të përzgjedhen në mesin e Operatorëve ekonomik të përshtatshëm si dhe duhet të ftohen për të marrë pjesë nga ana e autoritetit kontraktues duke mos pasur për qëllim diskriminimin kundër apo në të mirë të ndonjë Operatori ekonomik.
Ndërkaq, bazuar në dokumentet që janë të publikuara në e- prokurim, MBP e ka ftuar në negociata vetëm kompaninë gjermane.
Kontrata është lidhur ani pse Ministria e ka pasur në proces të realizmit një tjetër tender më procedurë të hapur për furnizim më këto lloje të dokumenteve. Ky tender ishte hapur më vonesë, kur merret parasysh procedurat e gjata nëpër të cilat mund të kalohet deri tek lidhja e kontratës. Ishte hapur më datë 20 Maj 2022 dhe parashihte një validitet prej 3 viteve në një vlerë prej 12.5 milionë euro. (Doc)
Aty morën pjesë vetëm dy kompani, dhe ministria vendosi që të vlerësojë si të pa përgjegjshme ofertat e të dyjave, pasi konsideronte se asnjëra nuk i plotësonte kushtet që ishin vendosur në dosjen e tenderit për lidhje të kontratës. Bëhet fjalë për kompanitë në garë “Augentic GmbH; IN Groupe shpk, me vlerën e ofertës prej 12329261, 27 euro, dhe Grupi i kompanive, “Muhlbauer ID Services GmbH; Ymako SHPK, me vlerë të ofertës prej 12456071, 43 eurove. Çuditërisht “Veridos GmBH – Kosovo Branch Dega në Kosovë”, nuk kishte konkurruar për tender, ani pse që dhjetë vite shpërblehet gati çdo herë më kontratë. (Doc)
Por, më pas, të dy kompanitë u ankuan tek Ministria me arsyetimin se nuk i kishte vlerësuar ofertat sipas ligjit dhe se të dyja i plotësonin kushtet.
Në tetor të vitit të kaluar, ministria mori në shqyrtim ankesat e tyre dhe e formoi një komision për rivlerësim.
Edhe ky komisionet veproi njëjtë, i shpalli të pa përgjegjshme. MPB e anuloi krejt procesin e prokurimit. Atëherë të dy kompanitë u ankuan në Organin Shqyerës të Prokurimit -OSHP, më këtë rast MBP-ja e ka qenë e detyruar që të pezullojë vendimin e vetë për anulim derisa OSHP të merre një vendim. Por, ministria nuk e ka pritur vendimin e OSHP-së, pasi kërkesa për furnizim më pasaporta ishte jashtëzakonisht e madhe. Kësisoj lidhi kontratë emergjente më kompaninë gjermane, e cila veç se kishte aktakuzë të konfirmuar.
Por, tash është krijuar një situatë jashtëzakonisht e re për ministrinë dhe gati e pa precedent për prokurimet publike. Pse? Periskopi e sqaron situatën edhe më tej
OSHP e nxjerrë të jashtëligjshëm vendimin e ministrisë për këtë aktivitetit të prokurimit
Menjëherë pas ankesave të dy kompanive që ishin në garë për tenderin hapur, OSHP- ja kishte autorizuar dy ekspertët e vetë që të shoshisin provat. Periskopi ka raportuar që ekspertët kanë gjetur që MBP-ja e ka anuluar kundërligjshëm këtë procedurë të prokurimit, andaj ata i kanë rekomanduar Bordit që të anulohet vendimi i ministrisë për anulimin e tenderit dhe lënda të kthehet në rivlerësim me ofertat në garë.
Në fillim të muajit shkurt të këtij viti siç ka parë Periskopi, Paneli i OSHP-së ka nxjerrë vendim ku ka miratuar raportin e ekspertizës të ekspertëve të vetë dhe ka rekomanduar që të anulohet vendimi i ministrisë. Kanë kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim, pasi kanë konsideruar se ofertat kanë qenë të përgjegjshme, dhe se vendimi i MPB-se per anulim ishte i kunderligjshem. (Vendimi)
Ministria ka vendosur që të respektojë vendimin e OSHP-së, ani pse ka mundur që të mos e bëjë këtë dhe të ushtrojë kërkesëpadi në Gjykatën Komerciale në Prishtinë. Pra, tenderin e kanë kthyer edhe njëherë në rivlerësim, dhe këtë herë, sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë, të dy ofertat i kanë shpallur të përgjegjshme, dhe më datë 31 Mars 2023 e ka rekomanduar për dhënie të kontratës kompaninë “Augentic GmbH; IN Groupe shpk, pasi ishte pak më e lirë se ofertuesi tjetër. (Vendimi)
Kur një komision i vlerësimit merr vendim njëherë që të shpallë të papërgjegjshëm dy oferta dhe pas disa muajve një komision tjetër vendosë të shpallë të përgjegjshme, në kushte normale ministria do të duhej të merrte masa ndaj njërës palë. Deri më tash për ministrinë kjo është një situatë krejt normale.
Por, drama nuk ka përfunduar këtu.
Menjëherë pasi është rekomanduar për kontratë kompania “Augentic GmbH; IN Groupe, ankesë në ministri, më datë 7 prill, duke mos u pajtuar me këtë vendim ka parashtruar kompania “Muhlbauer ID Services GmbH; Ymako SHPK. Menjëherë vendimin e vetë për dhënie të kontratës e ka pezulluar ministria për të rishqyrtuar kërkesës e kompanisë ankuese. Më datw 7 prill, ankesa është hedhur poshtë, dhe ministria ka vendosur të lerë në fuqi vendimin vetë për dhënie të kontratës.
Më datë 14 prill grupi Muhlbauer është ankuar në OSHP, kundër vendimit të ministrisë, duke pretenduar se kompania fituese nuk i plotësonte disa prej kresave të dosjes së tenderit.
Aktualisht, ministria e ka pezulluar vendimin e vetë derisa OSHP të merr vendim përsëri. Gjasat janë që OSHP të marre vendim të njëjtë përsëri, pasi e kishte shpall të përgjegjshme njëherë kompaninë më të cilën tash ministria është e vendosur të lidhë kontratë.
Nëse OSHP merre vendim në favor të ministrisë, që gjasat janë të ndodhë, atëherë do të krijohet një situatë gati e pa precedent në prokurimit publikë. Ministria do të ketë aktive dy kontrata për furnizim më pasaporta, letërnjoftime dhe patën shofer. Dhe po që se kontrata do të lidhët më “Augentic GmbH; IN Groupe”, ministria duhet të jetë fortë përgjegjëse se pse nuk ka proceduar ligjërisht sipas ligjit që në vitin e kaluar, por ka shkaktuar situata emergjente, mandej duke lidhur edhe kontratë më kompaninë që ka aktakuzë të konfirmuar për shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, dhe po ashtu ndaj të cilës kanë nisur hetime të tjera nga dogana e Kosovës, edhe pas lidhjes së kontratës.
Për shkak se procedurat nuk ishin zhvilluar me kohë, edhe në gjysmën e shtatorit të vitit 2021, MPB-ja kishte lidhur kontratë me negocim me afat prej 12 muajve me kompaninë gjermane “Veridos GmbH” për tenderin “Furnizim emergjent me dokumente të identifikimit dhe mirëmbajtje të sistemeve”. Vlera e kontratës në të cilën ka qenë e përfshirë edhe prodhimi i pasaportave ka qenë 3 929 080,00 euro. Kontratës i kishte kaluar validiteti dhe kompania kishte ndërprerë frazimin dhe ministria operonte me sasi shumë të vogël që patën mbetur në stok për emergjenca.