Gjermania po përparon dukshëm në rritjen e kapaciteteve të BRE-ve të vendit. Ky shtet ka instaluar rreth 3.7 GW kapacitete të reja të energjisë solare vetëm në katër muajt e parë të 2023.
Gjermania instaloi 881 MW kapacitet të ri FV në prill, sipas shifrave të fundit nga Agjencia Federale e Rrjetit (Bundesnetzagentur). Kjo krahasohet me 553 MW në të njëjtin muaj të vitit 2022 dhe 944 MW në mars.
Në katër muajt e parë të vitit, kapaciteti FV i sapo instaluar arriti në 3.71 GW në Gjermani, 32% nga rreth 2.5 GW në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shteti i Bavarisë ka sasinë më të madhe të instalimeve janar-prill, me 922,6 MW, i ndjekur nga Nordrhein-Westfalen me 534 MW dhe Baden-Württemberg me 516,4 MW.
Deri në fund të prillit, kapaciteti kumulativ i instaluar FV i Gjermanisë ishte 71 GW. /PV Magazine/