Berjani: Çmimet e karburanteve pritet të ulen javën e ardhshme

Fotografi ilustruese

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se çmimi me të cilin janë duke u shitur nafta është 1.24 euro kurse benzina 1.31 euro.

Berjani ka thënë se në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të çmimeve, sikur që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare.

“Është duke reflektuar edhe tek ne në 24 orë. Por kur shkruan një gazetë e huaj se ka rënë. Çmimi nuk ulet nëpërmjet shtypit”, është shprehur Berjani në Klan Kosova FM.

Reklama e sponzorizuar

Ai më tej ka folur edhe për një kërkesë që do ta bëjnë në qeveri për standarde sa i përket ndërtimit të pikave të furnizimit.

“Nuk jemi kundër ndërtimit, por të ketë kritere sikur në BE, jo të ndërtohen pikat e derivateve, sikur kërpudhat pas shiut. Në Kosovë më së shumti ka pika karburanti dhe pushime 5 euro”, tha ai.

Në fund, Berjani shprehet i habitur me vetë naftëtarët të cilët ankohen për marzhën e fitimit dhe të në njëjtën kohë po ndërtojnë pika karburanti.