Matematika financiare, drejtimi më i mirë që ka Universiteti i Prishtinës për ata që duan të bëhen ekonomistë të zot

“Një ekonomist/financier pa njohuri nga matematika është si një shtëpi pa dritare”, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Ujkan Bajra.

Së shpejti, Universiteti i Prishtinës pritet të hapë konkursin për pranimin e studentëve të rinj, ku #Matematika Financiare në Banka dhe Sigurime është drejtimi më i përshtatshëm për ata që synojnë një edukim profesional me më shumë perspektivë në botën e financave në përgjithësi.

Sipas profesor Bajrës, me këtë kurs studimi, studentët do të bëjnë zgjedhjen midis më të mirës absolute që UP ka për të ofruar, në kuptimin e plotë të fjalës.

Reklama e sponzorizuar

Ai thotë se pothuajse askush që ka kryer drejtimin financiar matematikor nuk është i papunë, prandaj tregu në Kosovë dhe jashtë saj e mbështet fuqishëm një drejtim të tillë studimor në kuadër të STEM. /Buletini Ekonomik/