Mbi 25 mijë familje në Kosovë janë përfituese nga skemat sociale

Në muajin maj të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21, 312 familje me gjithsej 84, 249 anëtarë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga viti i kaluar ka rënie të numri të familjeve përfituese me 4, 170 apo 16.3 për qind.

Vitin e kaluar numri i familjeve përfituese ka qenë 25 482 me gjithsej 100 608 anëtarë.

Reklama e sponzorizuar

Përveç rënies të familjeve përfituese, edhe numri i anëtarëve ka regjistruar rënie prej 16.2 për qind.

“Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.