Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet për dy ditë korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza”, shkruan Gazeta Express.
Kjo për shkak të disa sanimeve në rrugë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim❗️
Për arsye të disa sanimeve në rrugë, korsia e djathtë e rrugës 📍“Muharrem Fejza” nga rrethrrotullimi i rrugës “B” do të mbyllet:
🗓️Ditën e shtunë 24.06.2023, dhe të diel 25.06.2023
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
Krenar Xh Xhaferi
#kryeqyteti
#prishtinapraktike💙