Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë, që mbahet më 15 qershor 2023.
“Eja dhe punësohu direkt në një nga 340 mundësitë që po të presin në Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë”, njofton MFPT.
Kurse Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, njofton se në edicionin e 8-të të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023, ka punë për të gjithë punëkërkuesit. “Nga menaxhimi i financave, tek kodimi dhe marketingu, mundësitë janë të pafundme”, njofton APRP.