Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja e marzhës së fitimit nga korporatat, është kontribuesi kryesor i inflacionit.
Ai tha se kjo tashmë po konfirmohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Këtë e kemi thënë edhe ne tash e sa kohë”, shkroi Murati në llogarinë e tij në Facebook.
“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan”, u shpreh ai.
“…Por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”.









