Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe Artmotion

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, dje ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit, kompanisë “Art Motion”.

Një ditë pasi iu shfuqizua sërish çertifikata televizionit Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar çertifikaten e krejt kompanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Reklama e sponzorizuar

Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet:

“Art Motion” përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”

 

 

Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së Enver Haliti.

Krejt kjo pasi, Drejtorja Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova. /Nacionale/