Turistët që planifikojnë një udhëtim në qytet shpesh përfundojnë në metropolet si Londra, Barcelona, Vjena apo Parisi. Megjithatë, ka shumë qytete europiane që shpesh anashkalohen nga turistët. Në kohën e turizmit ‘të tepruar’, qytetet europiane të nënvlerësuara ofrojnë paqen e nevojshme dhe një atmosferë më të relaksuar. Në vend që të prisni me orë të tëra në radhë përpara Luvrit ose në Vatikan, destinacionet alternative janë po aq joshëse.
Bergen, Norvegji
Bergen, qyteti i dytë më i madh në Norvegji, ndodhet në bregun jugperëndimor të vendit. Qyteti piktoresk është i rrethuar nga shtatë male. Edhe pse Bergen, me 250 mijë banorë, nuk është i vogël, ai ka arritur të ruajë në një masë të madhe hijeshinë e një qyteti të vogël dhe atmosferën lokale. Studentët përbëjnë rreth 10% të popullsisë dhe qyteti ka një atmosferë të freskët, rinore. Ndër pamjet më të rëndësishme është porti i vjetër “Bryggen”. Aty mund të shihni shtëpitë prej druri, nën mbrojtjen e UNESCO-s, por kadhe shumë muze e galeri arti.
Cardiff, Uells
Nëse Uellsi është vendi i kështjellave, atëherë Cardiff duhet të jetë kryeqyteti i tyre. Stadiumi Millennium me famë botërore është shtëpia e skuadrave të ragbit dhe futbollit të Uellsit. Zona e portit të Gjirit të Kardifit është shtëpia e Qendrës së Mijëvjeçarit të Uellsit, si dhe Operës Kombëtare të Uellsit. Qendra kompakte e qytetit ofron mundësi të shkëlqyera blerjesh dhe një përzierje shumëngjyrëshe të historisë dhe kulturës. Cardiff është një qytet i ri dhe modern, i cili është shumë i përshtatshëm si një pikënisje për turne në Uells ose Britaninë e Madhe.
Graz, Austri
Kur përmenden qytetet europiane të nënvlerësuara, Grazi është sigurisht një prej tyre. Provinca jugore e Austrisë dhe ka 305 mijë banorë. Ndërtesat historike dhe një skenë kulturore moderne, krijuese karakterizojnë imazhin e tij. Kodra Schlossberg është një nga atraksionet më të mëdha të qytetit. Nga kalaja e dikurshme, ku sot ka mbetur vetëm kulla e sahatit, ka një pamje spektakolare të qytetit. Pamjet e tjera përfshijnë katedralen, mauzoleumin e perandorit Ferdinand II dhe muzeun e armëve të qytetit, i cili përfaqëson arsenalin më të madh historik të armëve në botë, me 32 mijë armë historike.
Lagos, Portugali
Portugalia nuk është vetëm Lisbona. Lagos është një nga qytetet më të mira për t’u vizituar në këtë vend. Është veçanërisht i famshëm për muret e qytetit, shkëmbinjtë dhe plazhet në Atlantik. Aty pranë ka limane të shumta shkëmbore, si dhe plazhi me rërë disa kilometra i gjatë “Meia Praia”. Përveç bukurisë së tij, qyteti magjeps veçanërisht të gjithë ata që e vizitojnë me gatimet e peshkut të freskët. Qendra e qytetit tërheq shumë muzikantë në rrugë dhe artistë të të gjitha llojeve gjatë muajve të verës
Lion, Francë
E keni vizituar tashmë Parisin? Me një jetë nate emocionuese, një ofertë të shkëlqyer kulturore, një larmi muzesh dhe mundësi të shkëlqyera blerjesh, Lyon padyshim mund ta largojë Parisin nga mendja juaj në shumë mënyra. Me qytetin e tij të vjetër, një vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, rrugët e tij të ngushta dhe shumëllojshmërinë e kuzhinës tradicionale, Lioni ka shumë për të ofruar. Nëse jeni në humor të shpenzoni disa para për blerje, mund ta bëni këtë në qendrën e shkëlqyer tregtare “La Part-Dieu”.