Një grup kompanish ka nënshkruar një marrëveshje për të bashkëpunuar në ndërtimin e centraleve me reaktorit të vogël modular (SMR) NuScale VOYGR në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ndërmarrja shtetërore e energjisë rumune Nuclearelectrica, Fluor Enterprises, Samsung C&T dhe NuScale Power ishin midis kompanive që nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit.
Marrëveshja bashkon kompanitë për t’u përqëndruar në zgjerimin dhe zhvillimin e mundshëm të vendosjes së SMR në rajon dhe në termocentralin me qymyr në Doicesti, Rumani.
Nuclearelectrica, NuScale Power, E-Infra, Nova Power & Gas, Fluor dhe Samsung C&T do të punojnë së bashku në planifikimin e projekteve, licencimin, lejet, inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin, funksionimin, mirëmbajtjen, çmontimin dhe financimin e teknologjisë në zhvillim.
Rumania është shteti i parë në Evropë që nënshkruan një marrëveshje me NuScale për të zhvilluar teknologjinë e saj SMR.
Nuclearelectrica pretendoi se do të krijonte 190 vende pune të përhershme, 1,500 vende pune në ndërtim dhe 2,300 vende pune në prodhim. /Media Ndërtimi/