Si rrallëherë më parë, liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë

Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës.

Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit.

“Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar  të enjten dhe të premten nuk është mbajtur procesi mësimor në këtë komunë.