Ky asociacion ekonomik do të përbëhet fillimisht nga 5 subjekte më prestigjioze të të dy shteteve (nga 5 kompani, apo ndërmarrje që janë dëshmuar me suksese në lëminë e tyre, qoftë prodhuese, qoftë shërbyese). Ndërsa, synohet që ky asociacion të nxitë dhe të përshpejtojë mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, të hulumtojë mundësi për investime të dyanshme dhe të krijojë lidhjet më të ngushta mes bizneseve duke specifikuar sektorët, ku dy shtetet mund të lidhin marrëveshje konkrete bashkëpunimi.
Buletini Ekonomik
Në vazhdën e përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kroaci-Kosovë dhe arritjes së progresit në marrdhëniet ekonomike mes dy shteteve, të enjten, (më 29 qershor 2023), në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, do të formohet Klubi i Bizneseve të Kroacisë dhe të Kosovës. Ky asociacion ekonomik do të përbëhet fillimisht nga 5 subjekte më prestigjioze të të dy shteteve ( nga 5 kompani, apo ndërmarrje që janë dëshmuar me suksese në lëminë e tyre, qoftë prodhuese, qoftë shërbyese).
Ndërsa, synohet që ky asociacion të nxitë dhe të përshpejtojë mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, të hulumtojë mundësi për investime të dyanshme, të promovojë modele më konkrete, të cilat shpijnë më shpejtë dhe më efektshëm drejt programeve që plotësojnë kushtet për aftësimin e gjeneratave për tregun e punës, dhe të organizojë takime pune mes bizneseve kosovare dhe kroate, për të krijuar lidhjet më të ngushta mes bizneseve duke specifikuar sektorët, ku dy shtetet mund të lidhin marrëveshje konkrete bashkëpunimi.
Klubi i Bizneseve kroato-kosovare, po vie përafërsisht rreth 6 muaj pas Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, të mbajtur në Prishtinë, në janar të këtij viti, dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi 300 biznese nga Kosova dhe Kroacia.
Siç dihet, Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci ishte mbajtur nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëorganizim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në ceremoninë hapëse të Forumit, kryeministri Kurti, kishte thënë se ka ardhur koha që të forcohen lidhjet ekonomike mes dy shteteve mike dhe se ky Forum është vetëm hapi i parë drejt kësaj rruge, ndërsa përmes një video mesazhi, pjesëmarrësve të Forumit i është drejtuar edhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, i cili ka thënë se pret progres në marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve. Në kuadër të këtij Forumi është nënshkruar edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e turizmit, nga ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, Rozata Hajdari dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Sport dhe Turizëm të Kroacisë, Tonci Glavina.
Duhet theksuar se si në organizimin e Forumit Ekonomik të mbajtur në Prishtinë, ashtu edhe në formimin e Klubit të Bizneseve që do të zyrtarizohet të enjtën, kontribut të veçantë ka dhënë deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj. Ajo, si përfaqësuese e minoriteteve në parlamentin kroat , nuk rreshti të ngre zërin në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, por edhe u angazhua me aktivitete të shumta për të thelluar marrëdhëniet politike dhe ekonomike Kroaci-Kosovë./Buletini Ekonomik/