Tregu i Gjelbër bëhet shkrumb e hi, pronarët në hall për mbijetesë

Mbrëmjen e së enjtes Tregu i Gjelbër në Prishtinë u kaplua nga zjarri.

Vendi shumëngjyrësh ku ekspozoheshin shumë produkte, u bë shkrumb e hi pasi u djeg mbrëmjen e së enjtes.

Si pasojë, mijëra euro dëm iu shkaktuan pronarëve.

Reklama e sponzorizuar

Hallin e njëjtë e shprehu edhe para atij që udhëheq komunën.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar për procedurat që t’iu dalin në ndihmë bizneseve të dëmtuara.

Po kaq rëndë këtë incident e përjetuan edhe pronarët e lokaleve të tjera.

Ishin ekipet e zjarrfikësve që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata treguan per dëmet që u shkaktuan.

Gjatë ditës brenda Tregut të Gjelbër ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

E për të parë se cila ishte arsyeja, edhe ekipet e KEDS-it, të cilët gjatë së premtes nuk treguan se çfarë e shkaktoi dëmin.