400 mijë euro paga u dhanë për pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” gjatë vitit 2022

Rreth 400 mijë euro të buxhetit të Kosovës janë paguar për pagat e rreth rreth 80 puntorëve të komunitetit serb që nuk ishin paraqitur fare në punë në vitin e kaluar. Ata ishin pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile”, që së voni u shpall organizatë terroriste e të cilët.

Si rezultat i marrëveshjes së vitit 2015 që parashihte integrimin e kësaj strukture në institucionet shtetërore, ndër vite janë shpenzuar miliona për paga të personave që nuk kanë kryer asnjë punë të vetme.

Pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” kanë marrë paga gjatë tërë vitit të kaluar nga buxheti i shtetit, pa kryer ndonjë punë të vetme.

Reklama e sponzorizuar

Kjo e dhënë, për pjesëtarët e organizatës që qeveria e listoi në mesin e atyre terroriste, bashkë me “Brigada e Veriut”, është prëfshirë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në total, janë mbi 80 pjesëtarë të këtij formacioni, të evidentuar në dy ministri.

Në ministrinë që e udhëheq, Xhelal Sfeçla, janë 20 puntorë të komunitetit serb që janë edhe pjestarë të “Mbrojtjes Civile”, e që askush nuk i di detyrimet që kanë në këtë ministri.

“Gjetja Neni 8 i Rregullores (QRK) Nr.12/2020 Për Orarin e Punës dhe Pushimet eZyrtarëve, përcakton se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik“. Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish MAP, ishte e obliguar t’i sistemoj 20 punonjës të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2022 ishte 101,474€. Kjo dukuri vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi raportohet në raportet tona të auditimit”, thuhet në Kompensim i pagave pa vijueshmëri në punë –faqe 8.

Numër më të madh të të punësuarve, rrjedhimisht edhe shpenzime më të mëdha për paga, ka në Ministrinë e Mjedisit.

“Sipas nenit 8 të rregullores (QRK) Nr.12/2020 Për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve”, përcakton se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtarëtpublik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik“. Po ashtu, neni 43.2 i Ligjit nr. 06/L – 114 për zyrtar publik thekson që “Vlerësimi i rezultateve në punë bazohet në objektivat e përcaktuara në mënyrë individuale për nëpunësin që vlerësohet, në përputhje me përshkrimin përkatës të punës dhe objektivat e njësisë apo institucionit”. Me vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për integrimin e personelit nga ish e ashtuquajtura “Mbrojta Civile”. Në kuadër të kësaj marrëveshje për integrim, në MMPHI përmes akt-emërimeve janë të punësuar 64 punonjës të komunitetit serb të cilët marrin paga të rregullta. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës, nuk kanë objektiva të përcaktuara dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2022 ishte 313,899€. Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezentë ndër vite edhe pse në vazhdimësi po raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thuhet me tej, në raportin e auditimit për MMPHI-në – faqe 9.

Në këto dy raporte, përmedet se ministritë ende nuk kanë arritur të ndërmarrin masa sa i përket kësaj cështje, që vazhdimisht theksohet edhe në raportet e auditimeve.

Ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme, për këta të punsuar e shohin të nevojshme nga Lëvizja FOL, të cilët thonë se me këtë vetëm po dëmtohet buxheti i shtetit.
“Përderisa vet qeveria i ka shpallur si organizatë terroriste dhe në raportet e auditimit del që kanë qenë pjeatarë të asaj organizate po më duket që është koha e fundit kur duhet te adresohet kjo cështje dhe të mos vazhdohet tutje sepse vërtetë është diskriminuese ndaj puntorëve të tjerë përvec se dëmtohet edhe buxheti i shtetit duke paguar persona pa dalë fare në pune”, ka sqaruar Mexhide Demoli-Nimani – Drejtoreshë e Lëvizja FOL.

Në lidhje me gjetjet dhe nëse do të ketë ndonjë zgjidhje për këtë, nuk janë përgjigjur nga asnjëra ministri, ashtu sikurse përgjigje nuk ka kthyer as qeveria e Kosovës.

Një problem të tillë e kishte edhe ministria e Arsimit, me 32 puntorë të cilët nuk kishin shkuar në punë, por që nga gjysma e vitit të kaluar, pas paralajmërimeve të ministrisë që do u ndalohej paga, të njëjtit kishin vendosur të dalin në punë.

Që nga viti 2015, Kosova ka paguar mbi 190 qytetarë serb, që janë të punësuar në institucione publike, por që asnjëherë nuk kanë dalur në vendin e tyre të punës. /RTV Dukagjini/