Policia e Kosovës ka bastisur sot dy lokacione, prona të Faruk Mujkut, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dhe ish-drejtorit të Kadastrit Hyseni Muzliukuaj.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.
Ata dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.