ATK-ja shënon rritje në të hyrat tatimore, ngritet numri i tatimeve të paguara nga këngëtarët

ATK-ja ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka bërë të  ditur drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se të hyrat në gjashtë mujorin e parë të këtij viti arrijnë totalin prej 423.2 milionë euro, përkatësisht 19 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Njëherit, Murtezaj bëri të ditur se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

Reklama e sponzorizuar

“Ky sukses është si rezultat i përpjekje të përbashkëta. ATK do të bëjë përpjekje për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg. Do t’i përjetojmë rezultat e periudhës gjashtë mujorë të vitit 2023. Në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, ka deklaruar ai.

Drejtori Murtezaj thekson se ATK mbetet e fokosuar në realizimin e të hyrave tatimore. Njëherit, Murtezaj bëri të ditur se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

“Pagesa e tatimeve nga këngëtarët, ky garfikon pasqyron gjendjen se ku kemi qenë dhe ku jemi. Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse për vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtarët dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100 për qind”, tha ai.