Bankat apelojnë në gjykatë rregulloren e BQK-së për llogari bazike falas

Gjykata Komerciale ka hedhur poshtë kërkesën e bankave për të funksionalizuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën çdo bankë obligohet që të ofrojnë një llogari bazike falas për klientët.

Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 gusht të këtij viti. Sipas kësaj rregullore klientëve të bankave u ofrohet një llogari pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese.

Në dokumentet e publikuara nga Telegrafi, thuhet se është refuzuar si e pabazuar kërkesa e paditësve: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. Sh.A., NLB Banka Sh.A., Pro Credit Bank Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare Kosove Sh.A., Banka për Biznes Sh.A., Banka Ekonomike Sh.A., Banka Credins Kosovë Sh.A. dhe PRI BANK Sh.A, për shtyrjen e ekzekutimit të Rregullores për qasje në llogari, pagesë dhe shërbime bazike, deri në marrjen e vendimit gjyqësor përfundimtar me padi.

Reklama e sponzorizuar

Këto banka kishin kërkuar anulimin e vendimit të BQK-së dhe kishin propozuar shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Gjykata në vendimin e saj ka vlerësuar se pretendimi i bankave se shtyrja e ekzekutimit të aktit të kundërshtuar nuk është në dem të interesit publik, por përkundër ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik është i pabazuar.