Disa ditë pasi është kthyer në funksion, blloku B-2 i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) rrezikon të ballafaqohet me avari.
Ndonëse është kthyer nga remonti disa ditë më parë, ky bllok rrezikon të bie nga funksioni shkaku i problemeve me të cilat po ballafaqohet në operim.
Mullijntë e bllokut B-2 po mbahen në punë me hidrantë, i ka thënë Paparacit një burim brenda KEK-ut.
“Por, sapo t’i largohet ftohja me ujë të hidrantit, i ngritet temperatura dhe normal se duhet të intervenohet”, ka thënë ky burim për Paparacin. “Kjo është jashtë çdo standardi. Dhe, kjo pasi që është bërë remonti këtë vit”.
Paparaci, ka siguruar një fotografi brenda bllokut B-2 të KEK-ut, e cila tregon hidrantët që po përdoren për ftohjen e mullinjve.
Remonti i bllokut B-2, ka filluar këtë vit më 16 prill dhe ka zgjatur tre muaj, deri në korrik.
Pas kthimit nga remonti të bllokut B-2, KEK-u kishte bërë me dije se në remont do të shkonte edhe blloku B-1.
“Sipas planifikimit, remonti kapital i njësisë B-2 ka filluar me 16.04.2023 dhe pritet përfundojë pas 3 muajve kur edhe planifikohet te fillojë remonti kapital njësisë B-1”, kishte njoftuar KEK-u disa javë më parë.
Kompania publike KEK ka një kohë të gjatë që është pa kryeshef ekzekutiv.
Kjo pasi më 19 prill të këtij viti, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqit, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ është arrestuar.
I njëjti ende gjendet në paraburgim.