Tenderët një burimor kanë shënuar rritje gjatë vitit 2022. Kështu bëhet e ditur në raportin vjetor të Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). Vlera e tendërve një burimor është rritur në 14 për qind apo mbi 78 milionë euro apo për 26 milionë euro më shumë se në vitin 2021. Tenderët njëburimor lejojnë keqpërdorime, prandaj edhe nuk do të duhej të praktikohen… Çka thuhet në raport?
Gjatë vitit 2022, institucionet e Kosovës (162 sosh), ka nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata publike apo 403 kontrata publike më shumë se në vitin 2021, me vlerë 559 milionë eurove.
Sipas raportit të KRPP-së, del që përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës (një burimor) është rritur për dallimi nga vitit 2021.
Këtë viti, kjo lloj procedure e cila nuk rekomandohet dhe e cila vlerësohet që ofron mundësi të keqpërdorimeve, ka shënuar rritje prej 14 për qind.
78 milionë e 569 mijë euro është vlera e kontratave që janë nënshkruar duke u praktikuar procedura e tenderëve një burimor, ndërsa në vitin 2019, kur në pushtet ishin qeveri të tjera, vlera e tyre ishte 68 milionë e 443 mijë euro.
“Vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës së hapur gjatë vitit 2022 është 437,134,994.55 €, derisa sipas procedurës së kufizuar gjatë vitit 2022 18,584,229.24 €. Vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës konkurs projektimi, gjatë vitit 2022,është 877,422.00€, dhe sipas procedures konkurruse me negociata, gjatë vitit 2022 është 12,458,937.25 €, kurse sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës është 78,569,183.51€ dhe vlera e kontratave të nënshkruara sipas procedurës kuotim i çmimeve, gjatë vitit 2022, është 8,990,362.60 €. Ndërkaq, sipas procedurës për vlerë minimale, vlera e kontratave të nënshkruara, gjatë vitit 2022,është 2,402,784.75 €.” – thuhet në raportin vjetor të KRPP-së.
Kampioni i tenderëve njëburimor
Kjo procedurë është përdorur më së shumti nga Korporat Energjetike e Kosovës (KEK).
Sipas një rapotit të “Democarcy Plus”, KEK- në vitin vitin 2022, ka nënshkruar 505 kontrata në vlerë 43 milionë e 969 mijë euro.
41 kontrata ishin një burimore me vlerën 16 milionë e 781 mijë euro.
Gjithashtu, KEK-u del të jetë autoriteti kontraktuese që ka nënënshkruar kontratën me vlerën më të larë, pra mbi 15 milionë është vlera e kontratës.
“Dizajni, furnizimi dhe kryerja e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova” – është kontrat e KEK-u, e cila është nënshkruar me procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës (një burimore).
Shqetësimet për tenderët një burimor
Për rritjen e tenderëve një burimor, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka treguar dy aspektet e dëmshme në prokurimin publik.
Ai ka thënë se kontratat një burimore i kushtojnë shtetit më shtrenjtë dhe nuk ka konkurrencë dhe se mund të bëhen favorizime ndaj kompanive të caktuara.
“Kur lidhen më shumë kontrata njëburimore, atëherë buxhetit të shtetit i kushtojnë më shtrenjtë punët apo shërbimet që i prokuron dhe konkurrenca është e padrejtë. Kur ka më pak konkurrues për çdo tender të hapur, atëherë kjo nënkupton se kompanitë private nuk besojnë se kontratat jepen sipas kritereve ligjore, sipas çmimit më të ulët dhe cilësisë më të lartë. Duket qartë se kompanitë besojnë se janë lidhjet dhe favorizimet që përcaktojnë se kujt i jepet tenderi.” – ka shkruar Hoti.
Nuk duhet të harrojmë që edhe Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga ministri, Libur Aliu ishte audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për 14 kontrata një burimore.