Hoti: 2023-ta do të jetë vit i humbur në investimet kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale.

Ai i ka renditur edhe aryset për këtë konstatim.

“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:

Reklama e sponzorizuar

1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,

2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,

3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave”, ka shkruar Hoti.