Këto 6 zakone po ju varfërojnë!

Në fund të çdo muaji, nëse po pyesni veten se ku shkuan paratë tuaja, atëherë është koha të mendoni se ku i keni shpenzuar të gjitha. Mbani një ditar ku të mbani shënim shpenzimet tuaja ditore. Përveç kësaj, sigurohuni që të mos i keni këto 6 zakone.

Blerjet impulse

Për shkak të aksesit të lehtë në metodat e pagesës si kartat e kreditit, shumica e njerëzve që pëlqejnë blerjet në internet bëjnë blerje impulse të cilat më vonë e kuptojmë se janë të panevojshme. Ky zakon është toksik për llogarinë tuaj bankare. Ju duhet të gjeni një mënyrë për t’u përmbajtur nga kjo.

Reklama e sponzorizuar

Përdorni makinën në çdo moment

Në vend që të merrni makinën në distancat më të shkurtra, zgjidhni të ecni. Vendosini ato para në një arkë kursimesh dhe shikoni përfundimet.

Nuk planifikoni blerjet tuaja ushqimore

Hiqni dorë nga blerja e ushqimeve tuaja sipas nevojave ditore. Shkoni supermarketi dhe blini ushqime për një kohë më të gjatë. Do të përfundoni duke kursyer shumë para nëse i planifikoni këto gjëra.

Lexo: 7 zakone të vogla për një jetë më të mirë

Të hash jashtë

Është mirë nëse hani jashtë një ose dy herë në muaj ose kur dilni për të takuar njerëz, por të hani jashtë ose të porosisni çdo ditë tjetër nuk është gjë tjetër veçse një humbje parash. Nëse dëshironi të hani diçka të shijshme, atëherë bëjeni në shtëpi, shikoni video me receta të shumta të disponueshme në internet.

Mospërdorimi i uljeve

Nëse blini gjithçka me impuls dhe jo kur ato janë në ulje, ju po i shpërdoroni paratë tuaja. Bëni një listë të gjithçkaje që dëshironi dhe blini ato kur të ketë ulje.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit jo vetëm që shkakton kancer, por edhe zbraz xhepin tuaj ngadalë.

TP