KRU ‘Prishtina’ fillon aksionin për shkyçjen e borxhlinjve: Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka nisur aksionin për shkyçjen e borxhlinjve.

Sipas kompanisë, nuk ka shërbime të pa paguar faturat.

“Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit! Sot fillon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit”, njofton kompania.

Reklama e sponzorizuar

KRU thotë se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/