KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Nëse keni fakte që punëtorët po marrin para nga dikush, drejtohuni te ne

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë për çdo keqpërdorim që mund të bëhet nga punëtorët e kësaj kompanie.

Në njoftim thuhet se KRU “Prishtina” do të ndërmarrë masa për secilin punëtor, dhe se çdo keqpërdorim do të ndëshkohet.

Reklama e sponzorizuar

“Të nderuar konsumatorë! Jemi këtu që t’ju ofrojmë shërbime gjithnjë e më cilësore. Çdo keqpërdorim do të ndëshkohet! Nëse dikush nga ju, ka informacion ME FAKTE që dikush nga punëtorët e KRU” Prishtina” keqpërdorë, që merr para nga dikush për arsye të ndryshme, apo nëse dikush punon privatisht në orar të punës dhe nuk i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive të veta konform kontratës që i përcakton Ligji , ju lutemi drejtohuni te ne”, thuhet në njoftim.

Tutje, KRU Prishtina thekson se “çdo keqpërdorim, i çfarëdo forme do të raportohet dhe do merret ndëshkimi i merituar”.

“Jemi kundër çdo keqpërdorimi, nga kushdo qoftë”, përfundon njoftimi i KRU “Prishtina”.