Maqedonia e Veriut ka fituar 100 milionë euro mbështetje për financim të projekteve të gjelbra

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut (DBNM) dhe bankat komerciale lokale do të marrin €100 milionë nga EIB Global, dega e Bankës Evropiane të Investimeve për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian.

Paketa e financimit do të trajtojë nevojat për likuiditet dhe investime të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe do të financojë projektet e energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.

Investimet do të mbështesin rritjen me e teknologjive me emtimte të ulta të karbonit dhe rezistente ndaj klimës në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Planin Ekonomik dhe Investues të Bashkimit Evropian dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sipas deklaratës, raporti Balkan Green Energy News.

Reklama e sponzorizuar

Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se fondet do t’u japin kompanive një shtysë në mes të sfidave të krijuara nga kriza energjetike dhe do të promovojnë planin e tranzicionit energjetik të vendit.

“Kapitali i ri prej 100 milionë eurosh do të injektohet në ekonominë kombëtare, duke zgjeruar mbështetjen për nevojat e kompanive për likuiditet dhe investimet në burimet e ripërtëritshme dhe duke siguruar kështu stabilitet operacional dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike nga burimet e tyre”, theksoi ai.

Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, kjo kredi do të mbështesë investimet e sektorit privat në efiçencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ekonominë qarkore. Ai do të ofrojë mundësi për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut duke kontribuar në një të ardhme të qëndrueshme, neto me zero karbon, shtoi ai.

Fondet janë pjesë e masave të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 për të mbështetur familjet dhe bizneset në mes të ngadalësimit ekonomik dhe krizës energjetike.

Nënkryetarja e EIB Lilyana Pavlova, përgjegjëse për operacionet në Maqedoninë e Veriut, tha se përmirësimi i aksesit në financa për bizneset e vogla dhe të mesme dhe një sektor bankar i qëndrueshëm janë prioritete për të arritur rritje ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe konkurrencë më të madhe.