Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka shpallur konkurs për punësimin e 27 inspektorëve të tregut, për të rritur mbikqyrjen e tregut dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.
Sipas një njoftimi nga Ministria, Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT, që nga themelimi e deri më tani, ka funksionuar me vetëm 15 inspektorë të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kurse tani me pranimin e 27 inspektorëve të rinj, do të funksionojë me 42 inspektorë të tregut.
“Me mbikëqyrjen e përmirësuar të tregut, me shërbime profesionale për qytetarët dhe bizneset, MINT synon që tregu të funksionojë më mirë, me rregulla të barabarta, të sigurojë që produktet dhe shërbimet në treg të jenë të sigurta për konsumatorët, në mënyrë që të rritet drejtësia dhe transparenca në tregun e brendshëm”, .
Nga MINT thonë se kjo është një mundësi e mirë për të filluar një karrierë në fushën e inspektimit të tregut dhe të zhvillimit profesional, prandaj ata inkurajojnw të gjithë aplikuesit potencial që plotësojnë kualifikimet minimale, të aplikojnë.
Afati për aplikim në këtë konkurs është nga 4 gusht 2023 deri më 11 gusht 2023./Buletini Ekonomik/