Janë ndaluar 70 pako cigare të kontrabanduara nga Novi Pazari për në Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, këto cigare të kontrabanduara kishin për destinacion Mitrovicën.
“Njësiti policor ka hasë dhe ndaluar tri automjete, dy prej tyre me targa vendore dhe një me targa suedeze me ngasës meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjete është konstatuar se kishin pas të ngarkuara 70 paketa me gjithsejtë 700 mijë filterë të cigareve të cilin mall e kishte sjellë një person nga Novi Pazari, Serbi deri në fshatin Soqanicë, Leposaviq dhe më pas të dyshuarit e kanë ngarkuar në automjete me destinacion Mitrovicën”, thuhet në raport.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit dy automjete janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit dy automjete janë sekuestruar dhe dorëzuar në Doganë, kurse automjeti i tretë së bashku me të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.