• Kërkesa globale për naftë do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë në dy dekada, duke e rritur kërkesën për energji në botë me 23%, tha OPEC.
• “Ne parashikojmë, që kërkesa globale për energji, të rritet me 23% deri në vitin 2045”, tha sekretari i përgjithshëm i kartelit të naftës.
Kërkesa globale për naftë, do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë, në rreth 20 vjet, duke e rritur kërkesën botërore për energji me 23%, tha Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (Organisation of the Petroleum Exporting Countries, OPEC).
“Nafta është e pazëvendësueshme për një të ardhme të parashikueshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm Haitham Al Ghais, i OOEC, gjatë fjalimit në konferencën inauguruese të Energjisë Azi, të mbajtur në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur.
“Në këndvështrimin tonë mbarëbotëror, ne parashikojmë, që kërkesa globale për naftë, të rritet në 110 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2045,” tha ai, duke shtuar se deri atëherë, nafta do të përbëjë ende rreth 29% të energjisë.
Parashikimi bie ndesh me parashikimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), për rënien e rritjes vjetore të kërkesës, nga 2.4 milionë fuçi në ditë në 2023, në 400,000 fuçi në ditë në 2028.
Dy javë më parë, IEA parashikoi që kërkesa globale për naftë, do të rritet me 6% nga viti 2022, në 105.7 milionë fuçi në ditë në vitin 2028.
Sekretari i përgjithshëm i OPEC, shtoi se investimi i pamjaftueshëm në industrinë e naftës, vetëm do të sfidojë qëndrueshmërinë e sistemeve aktuale të energjisë dhe do të çojë në një “kaos energjetik”.
Nga tani deri në vitin 2030, Al Ghais parashikoi se gjysmë miliardë njerëz të tjerë, do të shpërngulen në qytete anembanë botës, ndërsa ekonomia globale vazhdon të zgjerohet.
Bota do të ketë nevojë për më shumë naftë – jo më pak, tha ai.
Rritja globale vlerësohet të bjerë në nivelin më të ulët të tre dekadave, prej 2.2% në vit, nga tani deri në vitin 2030, nga 2.6% për periudhën midis 2011-2021, sipas Bankës Botërore.
Al Ghais pranoi se burimet e rinovueshme, do të luajnë një rol më të madh në sektorin energjitik në botë në vijimësi dhe pohoi, se disa vende anëtare të OPEC-ut “tashmë po investojnë ndjeshëm” në këtë fushë.
“Hidrogazi, hidrogjeni bërthamor dhe biomasa do të zgjerohen. Por është e qartë, se nafta mbetet një pjesë integrale e energjisë.”
Nafta e papërpunuar Brent, u tregtua rreth 0.92% më lartë, në 74.53, dollarë gjatë tregtisë së pasdites në Azi. Kontratat e së ardhmes (futures) West Texas Intermediate, u rritën paksa me rreth 0.78%, duke u tregtuar me 69.70 dollarë për fuçi. /CNBC