Nga viti 2015, paga e Ridvan Berishës – punëtor në sektorin e ndërtimit në Kosovë – është rritur jo më shumë se 100 euro.
Për punën që bën në një kompani private, para 8 vjetësh është paguar rreth 450 euro bruto, kurse sot merr rreth 550 euro.
“Çfarë të them, ndoshta 100 euro duken shumë, por krahasuar me çmimet sa janë rritur, sidomos vitin e kaluar, kjo rritje është shumë pak”, thotë Berisha.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.
Nga aktivitetet ekonomike, pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e energjisë – ku arrijnë në afro 970 euro – pasuar nga sektori i informimit dhe komunikimit, ku janë afro 900 euro. Paga më e ulët, në vlerë prej 323 eurosh, është tek akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim.
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se niveli i ulët i rritjes së pagës mesatare në Kosovë është pasojë e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik gjatë një dekade.
Në dhjetë vjetët e fundit, rritja mesatare ekonomike në Kosovë ka qenë 4 për qind deri në 5 për qind. Të dhënat e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tregojnë se në vitin 2023, Kosova do të ketë rritje ekonomike për 3.5 për qind, ndërsa në vitin 2024 për 4 për qind.
Profesori i Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi thotë se në Kosovë nuk ka pasur ristrukturim të ekonomisë, gjë që, sipas tij, do të mundësonte zhvillim më të madh.
“Ne, si ekonomi e Kosovës, më shumë jemi përqendruar në sektorin e shërbimeve, sesa në prodhim, dhe kjo ka bërë që të ketë paga të ulëta. Gjithkund shërbimet paguhen më pak se shërbimet e prodhimit”, thotë Skënderi.
Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale të Kosovës qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti. Qeveria zotohet se do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, me synim digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese.
Këtë muaj, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ofroi përkrahje financiare, në vlerë prej një milion eurosh, për blerjen e makinave prodhuese dhe përpunuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese. Qëllim i përkrahjes së këtyre bizneseve u tha se është rritja e investimeve, rritja e konkurrencës dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Berim Ramosaj, ligjërues i lëndëve ekonomike në Universitetin e Prishtinës thotë se produktiviteti i punës në Kosovë është i ulët, në veçanti në sektorin publik, andaj edhe pagat, sipas tij, janë solide.
“Nëse e shohim në aspektin e logjikës ekonomike, vërtet lë për të dëshiruar niveli i produktivitetit në sektorin publik, kur kemi parasysh se edhe jemi të mbingarkuar me numrin e të punësuarve. Kështu që, faktikisht, sado që na duket se është pagë e ulët në sektorin publik, mendoj se është mjaft e lartë, marrë parasysh shkallën e ulët të produktivitetit të punës”, thotë Ramosaj.
Mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik në Kosovë marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro. Nivelin e pagës mesatare bruto në Kosovë e ka diktuar edhe paga minimale, e cila nga viti 2011 nuk ka ndryshuar dhe sillet nga 130 deri në 170 euro.
Inflacioni në rritje
Në dhjetë vjetët e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me rritje të çmimeve të konsumit – gjë që ka ndikuar në standardin e tyre jetësor. Nëse krahasohet viti 2012 me vitin 2022, norma mesatare e inflacionit është 9.1 për qind më e lartë.

Mbi 86 mijë të punësuar brenda dhjetë vjetësh
Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind.
Numri i të punësuarve në dhjetë vjetët e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, ka shënuar rritje për 86 mijë – në vitin 2012 ka qenë 302 mijë, ndërsa më 2022 ka qenë 388 mijë.
Shqetësuese për ekspertët e ekonomisë mbetet rënia e numrit të punëkërkuesve të regjistruar.
Skenderi thotë se janë pagat e ulëta ato që i kanë dekurajuar të rinjtë të kërkojnë punë.
Çdo vend fillimisht duhet të krahasohet me vendet e rajonit. Në shtetet fqinje të Kosovës, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Paga mesatare që ofrohet është 900 euro, e, në anën tjetër, Kosova ka një pagë mesatare shumë më të ulët. Në këtë kontekst, pagat që ofrohen në Kosovë janë dekurajuese për të rinjtë”, thotë Skenderi.
Numri i punëkërkuesve të regjistruar në qendrat rajonale në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare në vitin 2013, ka qenë rreth 300 mijë. Ky numër, ndër vite, ka rënë për rreth 280 mijë. /REL/