Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik

Në mesin e investimeve të vazhdueshme që KEDS po realizon në lokalitete të ndryshme përreth Kosovës, sot u energjizuan degëzimet e daljes së Gërmovës, me rrjet të ri.

Në gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe me 35 shtylla të reja të betonit, rreth 10 mijë banorë të Vitisë, kryesisht ata të fshatit Binqë në drejtim të Buzovikut, po u ofrohet furnizim më stabil dhe më i qëndrueshëm i energjisë elektrike.

Traseja e vështirë dhe rrjeti i vjetër, ka shfaqur probleme për ekipet tona në rastet e intervenimit, ndërkaq nga sot puna e tyre do të lehtësohet me këtë investim të KEDS në vendet e lartëcekura.

Reklama e sponzorizuar

Me eliminimin e kësaj linje problematike, dhe investimet tona në këtë linjë dhe degëzimet përcjellëse të saj, po krijohet më shumë siguri në daljen 10kV, sepse ky investim tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj ane do të ketë impakt kryesor në zvogëlimin e prishjeve në largpërques i cili furnizon të gjithë daljen e Gërmovës.

Aktualisht KEDS po vazhdon implementimin e 250 projekteve në vende të ndryshme të Kosovës, duke pasur proritet gjithmonë konsumatorin. Me investime të tilla, synojmë që të realizojmë në plotni misionin të cilin kompania ka: “Të shpërndajmë energji të qëndrueshme dhe të sigurt përmes zhvillimit të infrastrukturës elektrike të nivelit më të lartë, duke përdorur vazhdimisht risitë teknologjike energjetike me qëllim të avancimit të shërbimeve për konsumatorët tanë, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e mjedisit”.