Shiten në “TikTok”: Paratë false vërshojnë tregun e Kosovës

PARIS, FRANCE - MARCH 05: In this photo illustration, the social media application logo, Tik Tok is displayed on the screen of an iPhone on March 05, 2019 in Paris, France. The social network broke the rules for the protection of children's online privacy (COPPA) and was fined $ 5.7 million. The fact TikTok criticized is quite serious in the United States, the platform, which currently has more than 500 million users worldwide, collected data that should not have asked minors. TikTok, also known as Douyin in China, is a media app for creating and sharing short videos. Owned by ByteDance, Tik Tok is a leading video platform in Asia, United States, and other parts of the world. In 2018, the application gained popularity and became the most downloaded app in the U.S. in October 2018. (Photo by Chesnot/Getty Images)

Qindra mijëra euro para false dyshohet të jenë në duar të kosovarëve. Paraja false në të cilën haset më së shpeshti është kartëmonedha 100 euro, 50 euro dhe monedha metalike 2 euro. Thuhet se këto monedha false shiten edhe në rrjetin social “TikTok”.

Pronar i një kafiterie në Prishtinë, thotë se parat false po qarkullojnë nga dora në dorë.

“Ne i pranojmë dhe i lshojmë, kthejmë kusurin me to nuk kemi çka me i bo, në shumicën e rasteve klientat i lajnë paret në tavolinë edhe shkojnë, na skemi çka me i ba, problemin ma t’madh e kemi me furnitorët se ata nuk po i pranojnë paret metalike për shkak se spo munden me i deponu aty po e kemi telashin ma t’madh mirëpo me ketë çështje duhet me u marre dikush tjetër është urgjencë”, ka thënë për RTV21, Osman Mexhuani, pronar i një kafiterie.

Reklama e sponzorizuar

Ndërmarrja publike “Prishtina Parking” e ka bërë zgjidhjen e problemit duke vendosur detektor për verifikimin e origjinalitetit të parave. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli, thotë se këto pajisje për detektim i ka pranuar në formë të donacionit dhe se sipas tij, me këto pajisje kanë arritur që t’i shpëtojnë rreth 40 mijë euro në vit.

“Ne këto pajisje i kemi marrë në formë donacioni që i bjen se nuk kemi shpenzu kurgjo, mirëpo çdo ditë janë deponu 100 deri 120 euro monedha metalike false që për një vit i bie deri në 40 mijë euro, dhe se përpos dëmit financiar dëme ka edhe në aspekte të tjera sepse kur një punonjës i deponon ato para në bankë, banka i detekton që janë false dhe automatikisht procedohet penalisht gjë që len pasoja në të ardhmen…”, ka thënë Sokol Havolli

Ndërkaq drejtoria për hetime të krimeve ekonomike dhe korrupsionit, thotë se janë duke u angazhuar maksimalisht për heqjen e parave false dhe se në bashkëpunim me Interpolin, janë sekuestruar mbi 60 mijë euro fals.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që nëse hasin në para false ta raportojnë rastin.