Arrestohen dy persona, keqpërdorën të dhënat e kartelave bankare

Të martën në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar .

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona celularë dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Reklama e sponzorizuar