Bajrami nga LDK: Inflacioni, qershor 2021 me qershor 2023, ka shkuar në 17.29%

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka vënë në dyshim statistikat e fundit rreth inflacionit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, norma e inflacionit vjetor për muajin qershor 2023 ka qenë 2.8%, ndërsa deputetja Bajrami thotë se nëse shikohen më në detaje çmimet e produkteve ushqimore, shohim se inflacioni është shumë më i lartë se vetëm 2.8%

Në raportin e ASK-së, thuhet se perimet kanë pësuar rritje të çmimit për 22,5%, mallrat shtëpiake jo të qëndrueshme 17,8%, energjia elektrike (15,0%), pemët (11,5%), qumështi, djathi dhe vezët (10,8%), shërbimet për transport (10,0%), buka dhe drithërat (9,2%), mishi (7,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 7,5%, gjërat dhe pajisjet e tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7,2%), kujdesi personal (6,0%), mobiliet dhe orenditë (5,7%), shërbimet hoteliere (5,0%) dhe kafja, çaji dhe kakao 4,0%.

Reklama e sponzorizuar

“Por një gjë duhet ta kemi të qartë edhe nëse e marrim vetëm normën e përgjithshme të inflacionit që është 2.8% (VI.2023), prapë ky 2.8% është ngritje mbi çmimet e ngritura të qershorit të vitit 2022, kur norma e inflacionit ishte 14.1%”, ka shkruar Bajrami në facebook.

Sipas kësaj praktike, Bajrami thotë se nëse çmimet e qershorit të vitit 2023 do të krashasoheshin me çmimet e qershorit të vitit 2021, atëherë ato janë për 17.29% më të larta.

14.1% (VI.2022) + 2.8% (VI.2023)+ (14.1 x 2. = 17.29%

‘E di që askush s’ka nevojë për këto detaje sepse qytetarët i shohin çmimet në markete në baza ditore, POR vend për lavdata e propagandë në këtë fushë nuk ka, sepse çka kemi blerë me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejmë”, përfundon Bajrami. /Buletini Ekonomik/