Bankat presin tё ketë ngadalёsim tё rritjes sё inflacionit

Banka Qëndrore e Kosovës (BQK), njofton se bazuar në anketën e realizuar në korrik të vitit 2023, bankat kanë vlerësuar nivel mё tё ulët tё inflacionit nё tremujorin e dytë tё vitit 2023, krahasuar me tremujorin paraprak dhe presin njё nivel edhe më të ulët të inflacionit në tremujorin e tretë tё vitit 2023.

“Pёr vitin 2023, bankat presin që niveli i inflacionit do të jetë 4.8 përqind nga 11.6 përqind sa ishte në vitin 2022”, thuhet në Ankekën e Kreditimit Bankar dhe Pritjeve për Inflacionin të BQK-së.

Bankat presin qё tё ketë njё ngadalёsim tё rritjes sё inflacionit gjatё vitit 2023 dhe duke pasur parasysh dinamikat me të cilat po karakterizohen çmimet në vend, raporton RTK

Reklama e sponzorizuar

“Pritjet pёr ngadalёsim tё rritjes sё inflacionit mund tё ndikohen negativisht nga rritja e çmimit të derivateve të naftës gjatë muajve të fundit, si rezultat i shkurtimit të prodhimit nga OPEC, shkeljes së marrëveshjes së eksportit të grurit nga ana e Rusisë si dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, të cilat rezultuan me rendiment më të ulët të grurit”, njofton BQK.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat nuk presin ndryshime në standardet kreditore për asnjë nga llojet e kredive për ekonomitë familjare.

“Faktorët që pritet të ndikojnë pozitivisht standardet kreditore janë presioni i rritur i konkurrencës në mes të bankave dhe perceptimi i rrezikut më të ulët në kolateral. Bankat presin rritje të nivelit të aprovimit të kredive për ekonomitë familjare. Konkretisht, pritet rritje e normës së aprovimit të kredive për blerjen e shtëpive me indeks pozitiv të ulët prej 0.09 dhe për kreditë konsumuese indeks pozitiv prej 0.16”, thuhet në raport.