Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), tha për RTKlive, se gja periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.
Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.
“Kur shohim se diaspora ka dërguar ka dërguar, mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit, se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është njëra ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”, tha ai për RTKlive.
Gërxhaliu kërkoi që të shikohet mundësia që këto mjete të orientohen në zhvillim dhe të mos mbeten vetëm për konsum, por të jenë të kanalizuara në shërbim të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.
Ai vlerësoi se duhet të ketë më shmuë fokus ndaj diasporës që ajo të mos mbetet vetëm si mjet për dërgimin e parave.