KEK njofton se remonti i njësisë B2 është përfunduar me sukses

Termocentrali 'Kosova B'

Korportata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses remonti i njësisë B2 dhe blloku tanimë është duke operuar me parametra që garantojnë se do të ketë prodhim stabil për periudhën e ardhshme.

“Njësia B-2 në operim të sigurt. Njoftojmë opinionin publik se njësia B2 pas remontit të sukseshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabil për periudhën e ardhshme!”, thuhet në deklaratën e KEK.

Njësia B2 ka filluar remontin më datën 16 Prill 2023, i cili pritej të zgjaste 3 muaj. Andaj përfundimi i këtij remonti në muajin korrik, qëndron brenda kufizimit kohor të paraparë.

Reklama e sponzorizuar

“Njësia B1 tani do të filloj remontin vjetor i cili gjithashtu pritet të zgjasë 3 muaj”, theksojnë nga KEK.

Sipas tyre, këto remonte realizohen në këtë periudhë të vitit për të mundësuar operim sa më të sigurtë gjatë muajve kritik të dimrit.

KEK po ashtu ka bërë thirrje ndaj mediave që të mos shpërndahen dezinformata në lidhje me gjendjen teknike të njësie.

“Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkoshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyr nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2. Me këtë rast, lusim mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut.”, thuhet në deklaratën e KEK.