MASHT del me njoftim pas problemeve me platformë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Sipas njoftimit nga MASHTI, mjetet do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme.

“Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator”, thuhet tutje në njoftimin e MASHTI-t.

Reklama e sponzorizuar

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin e qytetarëve janë vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: libri@rks-gov.net

Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore.

Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

“MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, MASHTI thotë se do të sigurohen që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.