Muharremi për grafikën e VV’së rreth të hyrave në Kosovë: Mos manipuloni, bëjeni punën ashtu si duhet

Shenoll Muharremi thotë se grafika e publikuar nga VV’ja për Doganën e Kosovës është e manipuluar, raporton GazetaBlic.

Muharremi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%.

“E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njejta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi”, shkruan Muharremi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, nuk ka nevojë që të manipulohet për puna të bëhet ashtu siç duhet.

Shkrimi i plotë:

Jemi lodhur me propagandë

Vetëm shiqojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%. E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njejta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. Ska nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën ashtu si duhet.