Zhgënjimi i një turisti italian me çmimet në plazhin e Dhërmisë ka marrë “dhenë” në rrjetet sociale të Internetit.
Ai ka treguar edhe faturat që datojnë në fund të muajit qershor.
“Nuk mund të shpenzosh 1400 lekë për dy kapuçino e dy kroasanta,” – e nis fjalën e tij qytetari në fjalë, raporton JOQ.
“Ju jeni hajdutë, dhe të vidhni turistët italianë është si të vidhni vëllezërit tuaj,” – vazhdohet më tutje në mesazhin e tij dërguar në gjuhën italiane.
“Nëse ju duket normale të paguani këtë shumë për dy kapuçino e dy brioshë, (mua) nuk më duket normale… nuk besoj se ju shqiptarët i shpenzoni këto shifra për një kapuçino dhe briosh.”
Ai e përfundon me fjalët:
“Dëshironi të bëni turizëm, a doni që turistët të vijnë në Shqipëri? Kjo nuk më duket si një mirëseardhje e drejtë.”