Sot hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut, këto janë kriteret

Sot do të hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili i ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë, raporton Express.

Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut dhe me këtë konkurs ky numër do të shkojë në 42.

Reklama e sponzorizuar

“15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti./Express

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

-Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

-Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

-Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

-Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në fushat: Arsim i larte i paspecifikuar.

-Kualifikime të posaçme formale:

-Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën

zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

-Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;

– Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që

ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;

-Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;

– Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;

-Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe

për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;

– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

-Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;

Detajet e tjera të konkursit mund t’i gjeni këtu.