Sulmohet me mjet shpërthyes kryesuesi i Bordit të ndërmarrjes “Trepça”

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Ilmi Prekazi, e ka konfirmuar sulmin me mjet shpërthyes ndaj kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Ai i tha Gazetës Express se ankuesi e ka njoftuar Policisë së dy automjete i janë dëmtuar, ndërsa njësitet e policisë ka vërejtur se përpos veturave atij i është dëmtuar edhe një pjesë e shtëpisë.

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha Prekazi për Express.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, ndërmarrja “Trepça”,  ka thënë se Hyseni mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore.

“Ndermarrja Trepça Sh.a njoftonë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës  të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.