“Superpuna”, Murati thotë se për 5 muaj punësuan mbi 5 mijë të rinj

Hekuran Murati- ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se pesë muaj janë të punësuar 5 mijë e 90 të rinj.

Prej tyre 2 mijë e 327 vajza dhe 2763 dje, Ky punësim përmes programit ”Superpuna”.

”Këto janë rezultatet për 5 muaj. Qeveria për rininë”, ka shkruar Murati.

Reklama e sponzorizuar

”Superpuna” është një mekanizëm qeveritar, ku shteti për 6 muaj paguan një person 250 euro në muaj, si dhe punëdhënësi mund të shtojë mjete financiare sipas dëshirës.

Në këtë program mund të aplikojnë të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare. /Gazeta Express