Franca shpreson të marrë deri në 67 miliardë euro të ardhura nga turistët e huaj gjatë këtij viti, duke tejkaluar shifrën e vitit të kaluar prej 58 miliardë, tha ministrja franceze e Turizmit Olivia Gregoire.
Franca është vendi më i vizituar në botë për turistët dhe turizmi përbën rreth 8% të prodhimit të brendshëm bruto francez.
“Kemi kaluar një verë shumë të mirë”.
Ministrja tha se, bazuar në vlerësimet aktuale, shifrat përfundimtare për të ardhurat e gjeneruara nga turistët e huaj në vitin 2023 duhet të jenë midis 64-67 miliardë euro.
Sektori global i turizmit dhe udhëtimeve është rikthyer gjatë dy viteve të fundit, pasi vendet dolën nga izolimi i cili synonte të frenonte përhapjen e pandemisë së Covid-19.
Ekzekutivët dhe analistët e aviacionit thanë muajin e kaluar se numri i turistëve të Amerikës së Veriut që udhëtojnë drejt destinacioneve kryesore të Europës do të nxisin fitime të shëndetshme për linjat ajrore në këtë tremujor dhe në vazhdim./ Reuters