Kina është shpallur prej kohësh si një revolucionare kur bëhet fjalë për energjinë e erës. Çfarë ka arritur të realizoj Kina është herë?
Në fillim të këtij viti, u raportua se në Kinë kishte filluar ndërtimi i një parku me erë duke përdorur ato që quheshin turbinat më të mëdha që ishin parë ndonjëherë, secila me një kapacitet prej 16 MW.
Tani, është arritur një moment historik i ri, me fillimin e operimit të kësaj turbine me një diameter të rotor mbi dyfishin e gjatësisë së një fushe futbolli.
China Three Gorges Corporation njoftoi se turbina 16-MW MySE 16-260 ishte instaluar me sukses në parkun e erës në det të hapur të kompanisë pranë provincës Fujian më 19 korrik.
Kjo turbine gjigande është 152 metra e gjatë, dhe secila helikë është 123 metra dhe peshon 54 ton. Është hera e parë që një turbinë kaq e madhe lidhet me rrjet.
Sipas korporatës, vetëm një nga këto turbina duhet të jetë në gjendje të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar 36,000 familje me nga tre persona për një vit. Duke detajuar kredencialet mbresëlënëse të gjelbra të kësaj teknologjie, ata pretendojnë se energjia elektrike nga era mund të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me 54,000 ton krahasuar me përdorimin e termocentraleve me qymyr.
Parku i erës Fuijian në det të hapur ndodhet në ngushticën e Tajvanit, e cila karakterizohet nga erëra të forta. Në fakt zona karakterizohet nga një erë shumë e fortë, e cila në teori është ideale për një park me erë nëse turbina mund të përballojë forca të tilla.
Mingyang Smart Energy, i cili projektoi MySE 16-260, ishte tashmë i sigurt se turbina e tyre ishte në gjendje të përballonte sfidën, duke deklaruar në një postim në LinkedIn se mund të përballonte “shpejtësi ekstreme të erës prej 79.8m/s”.
Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë përpara se këto pretendime të viheshin në prove. Ku që në ditët e para të operimit një tajfun Talim që shkatërroi Azinë Lindore në fillim të këtij muaji preki dhe zonën e parkut të erës. Kërcënimi i tajfunit është gjithnjë i pranishëm në këtë rajon dhe megaturbina e re i rezistoi sulmit.
Përderisa Kina ka udhëhequr në zhvillimin e turbinave më të mëdha dhe më të fuqishme, vendet e tjera janë po ashtu duke lëvizur në këtë drejtim.
Punimet janë duke u zhvilluar në Vineyard Wind 1 të SHBA-së, një zhvillim masiv në det të hapur që do të inkorporojë turbinat GE Haliade-X 13MW.
Në një botë ku largimi nga karburantet fosile është më urgjentisht i nevojshëm se kurrë më parë, të gjitha përparimet në energjinë e ripërëtritshme sigurisht që janë një lajm i mirë.
//IFL Science/