Zyrtare: ZRrE miraton rregulloren për investime në energji solare për të gjithë konsumatorët në Kosovë

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji  (ZRRE) ka mbajtur seancën e tetë me radhë për ketë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka miratuar Rregullën për Vet-Konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme.

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet.

Reklama e sponzorizuar

Miratimi i kësaj rregullore e hapë mundësinë e investimit në sisteme fotovoltaike (solare) për vet-konsum për secilin konsumatorë në Kosovë pa marrë parasysh nivelin e tensionit ku janë të kycur.

Me rregulloren paraprake, instalimi i paneleve solare për vet-konsum (dhe hudhje te tepricës në rrjet) i lejohej vetëm konsumatorëve shtëpiak dhe bizneseve të kyçura në nivelin e tensionit 0.4 kV.

Po ashtu, në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MË në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen Solar Energy Group Europe, dhënien e autorizimit për ndërtim të projekteve tjera Solare me 1 MË për ndërmarrjen Eling Grup, si dhe Energy Development Grup prej 6 MË.

Po ashtu Bordi ka trajtuar kërkesat për Ëind Park Zatric me kapacitet total të dy projekteve prej 70 MË të cilat do të trajtohen sipas kornizën së rregulluar.

Po ashtu në këtë seancë Bordi miratuar kërkesat për dhënie të Licencave për ndërmarrjet Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.